Ndërlidhjet

BRUKSEL


Qeveria franceze i ka kërkuar Komisionit Evropian ndërmarrjen e aksioneve emergjente për të frenuar importin e tekstilit kinez. Komisioni do të vendosë të enjten për fillimin e një hetimi. 13 nga 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje për masa të shpejta ndaj rritjes së importit kinez. Komisioneri evropian për tregti, Peter Mandelson, tha sot se do të rekomandojë një provë. "Rritjet në import sillen ndërmjet 51 dhe 534 përqind. Realisht, disa nga rritjet janë mjaft dramatike. Prandaj, unë kam rekomanduar që Unioni të fillojë hetime dhe konsultime joformale me Kinën", tha Mandelson.
XS
SM
MD
LG