Ndërlidhjet

NJU JORK


Autoritetet amerikane arrestuan një trafikant droge nga Afganistani, për të cilin thanë se operonte nën mbrojtjen e talibanëve. Bashir Noorzai akuzohet se ka planifikuar të shpërndajë heroinë në vlerë prej 50 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera.
Prokurori federal David Kelly tha se Noorzai akuzohet se i ka furnizuar talibanët me armë dhe njerëz në shkëmbim të mbrojtjes së tregtisë së tij me opium dhe drogë gjatë viteve 1990- 2004.
Noorzai u arrestua ndërsa udhëtonte për në Nju Jork.
Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burg të përjetshëm.
Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë e futi Norzain në listën e trafikantëve më të kërkuar të drogës.
XS
SM
MD
LG