Ndërlidhjet

BAGDAD


Rrëmbyesit në Irak, që po mbajnë peng tre rumunë dhe një irakian me shtetësi amerikane, e kanë zgjatur afatin për një ditë për përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë kërcënuar se nëse më vonë gjatë ditës së sotme, nuk tërhiqen afro 800 trupat e Rumanisë nga Iraku, ata do ti vrasin personat që po i mbajnë peng, raportojnë agjencitë e lajmeve duke u mbështetur në një video incizim në televizionin Al-Jazeera.
XS
SM
MD
LG