Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill u shpreh sot se është pesimist lidhur me gjasët për vazhdimin e bisedimeve për programin e armatimit bërthamor të Koresë Veriore. Këto komente zoti Hill i bëri sot në Pekin, pas bisedave që i zhvilloi me zyrtarët kinezë:
- Regjimi i Koresë Veriore vazhdon të jetë shumë i paqartë se a dëshiron apo jo të gjejë zgjidhje dhe të bëjë negociata për këtë gjë. Ne diskutuam shumë opsione, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje, tha i dërguari amerikan, Christopher Hill.
Më vonë gjatë ditës ai pritet të arrijë në Tokio. Bisedimet gjashtë palëshe, në të cilat pos dy Koreve përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia dhe Rusia, nuk shënuan lëvizje pothuajse prej qershorit të vitit të kaluar. Koreja Veriore i përfundoi negociatat për shkak të, siç janë shprehur zyrtarët e këtij vendi, "politikës armiqësore amerikane".
XS
SM
MD
LG