Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sulmet e militantëve në Irak janë rritur në javët e fundit, duke shkuar në nivelin e sulmeve të një viti më parë, ka deklaruar në Pentagon gjenerali Richard Meyers, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane.
"Mendoj se analizat tregojnë se sa i përket shifrave, kemi të njëjtin numër sulmesh si një vit më parë", tha Meyers.
Por ai ka shtuar se megjithë numrin e lartë të sulmeve, pasojat e tyre kanë qenë tepër të vogla në më të shumtën e rasteve, çfarë dëshmon fitoren e forcave të koalicionit. Meyers dhe shefi i Pentagonit, Rumsfeld. kanë theksuar se shpejtimi i proçesit politik në Irak është mënyra më e mirë për të mundur terroristët. Sot në Bagdad është vrarë një anëtare e parlamentit përpara shtëpisë së saj.
Lidhur me zhvillimet politike në Irak kryeministri i emëruar pritet të paraqesë kabinetin qeveritar pranë presidencës tre anëtarëshe.
XS
SM
MD
LG