Ndërlidhjet

PRAGË


Udhëheqësit perëndimorë kanë mirëpritur me rezerva deklarimet e Sirisë për tërheqje të plotë nga Libani. Kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka theksuar se vlerësimi përfundimtar për tërheqjen do jepet pas kthimit të ekipit të tij verifikues nga terreni.
Damasku zyrtar ka informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen përmes ambasadorit sirian në Nju Jork.
"I kam dorëzuar letrën e Minsitrit të Jashtëm të Sirisë, kreut të Këshillit të Sigurimit dhe atij të Kombeve të Bashkuara, ku konfirmohet tërheqja e trupave siriane", tha ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara.
Ky hap i ka dhënë fund pranisë ushtarake siriane në Liban, që ka zgjatur për afro 30 vjet.
XS
SM
MD
LG