Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mira Ricardel, ushtruese e detyrës së nënsekretares amerikane të Mbrojtjes, vizitoi gjatë ditës Kosovën ku është takuar me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Pas takimeve Ricardel ka thënë se është biseduar rreth çështjeve të sigurisë, përmbushjes së standardeve dhe gjendjes së pakicave. "Do vazhdojmë të punojmë me KFOR-in, me misionin e Kombeve të Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë për të parë mundësitë se si duhet ndihmuar përparimi në Kosovë", ka thënë zonja Ricardel, e cila Kosovën e ka vizituar edhe më parë, si pjesë e një delegacioni të drejtuar nga senatori Bob Doll në vitin 1990.
Në takime është diskutuar dhe çështja e statusit, derisa vetë Ricardel ka thënë e ardhmja e Kosovës është në duart e kosovarëve dhe nëse nuk ka bashkëpunim të brendshëm do jetë e vështirë të merren ndihma nga të tjerët.
XS
SM
MD
LG