Ndërlidhjet

BAGDAD


Ibrahim al-Jaffari, kryeministri i emëruar i Irakut, i ka paraqitur presidencës trepalëshe kabinetin qeveritar me bazë të gjerë, që merr parasysh grupet kryesore etnike dhe fetare në vend.
Gjatë javës ky kabinet do t'i paraqitet dhe Asamblesë së Përgjithshme, të dalë nga zgjedhjet e 30 janarit.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend, sot është vrarë para shtëpisë së saj në Bagdad një anëtare e Asamblesë së Irakut. Niveli i sulmeve të militantëve në Irak ka arritur sërish nivelin e një viti më parë, ka bërë të ditur shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Meyers. Por ai ka shtuar se pasojat e këtyre sulmeve kanë qenë më pak tragjike se ato të një viti më parë.
XS
SM
MD
LG