Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair po përballet sërish me seancë pyetjesh lidhur me këshillat ligjore të dhëna nga ekspertët e tij para dhe gjatë ndërhyrjes në Irak. Ky hap erdhi pasi një raport i këshilltarit kryesorë të Blair, i cili kishte rënë në duart e mediav, vinte në pikëpyetje legjitimitetin e ndërhyrjes në Irak pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Më pas të njëjtët ekspertë kishin arritur në përfundimin se ndërhyrja ishte e ligjshme. Partitë opozitare kanë thënë se ky dokument tregon se kryeministri e ka keqdrejtuar qeverinë që kryeson dhe parlamentin lidhur me çështjen e Irakut.
Partitë politike në Britani janë duke zhvilluar fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të 5 majit.
XS
SM
MD
LG