Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Presidenti rus Vladimir Putin u takua paraditen e sotme me homologun e tij izraelit Moshe Katsav, ku kanë biseduar për luftën ndaj anti-semitizmit në rritje në Rusi. Putin ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Izraelin edhe në luftën kundër terrorizmit.
Putin do takohet dhe me kryeminsitrin Ariel Sharon, ku do diskutohet propozimi i shefit të Kremlinit për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në fund të këtij viti në Moskë. Palestinezët e kanë mirëpritur këtë ide, derisa izraelitët dhe amerikanët e kanë pritur me rezerva.
Një tjetër temë diskutimi do jenë dhe planet e Russië për t'i shitur armë Sirisë dhe ndihmën bërthamore për Iranin.
XS
SM
MD
LG