Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësues të Zyrës së Javier Solanës, kanë kërkuar nga udhëheqësit e institucioneve dhe liderët politikë në Kosovë, që t’i ulin tensionet dhe të punojnë bashkërisht në marrjen e vendimeve të rëndësishme. I dërguari i Solanës, Stefan Lehne, në takimet që i zhvilloi sot në Prishtinë me përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ka thënë se edhe dialogu politik mes Prishtinës e Beogradit është nevojë e domosdoshme. “Kosova nuk mund t'i përballojë situatat përçarëse me plot tensione të brendshme në këtë kohë shumë vendimtare për të, andaj duhet të ketë një marrëveshje koherente dhe unike, të paktën në çështjet kyçe”, tha Lehne në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG