Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha sot Izraelit se shitja e sistemeve raketore Sirisë dhe ndihma bërthamore për Iranin do të vazhdojnë, mirëpo, sipas tij, kjo nuk do ta rrezikojë baraspeshën e forcës në Lindjen e Mesme. Pas takimit me presidentin izraelit, Moshe Katsav, Putin ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, edhe në luftën kundër terrorizmit.
Putin do takohet dhe me kryeminsitrin Ariel Sharon, me të cilin do të diskutojë propozimin për një konferencë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, në fund të këtij viti, në Moskë. Palestinezët e kanë mirëpritur këtë ide, derisa izraelitët dhe amerikanët kanë rezerva.
XS
SM
MD
LG