Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, është vënë sërish nën presion lidhur me këshillat ligjore që kishte marrë nga ekspertët e tij, në prag të luftës në Irak.
Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Blair ndodhet përballë një raporti të publikuar nga mediat, sipas të cilit, këshilltarët e tij kryesorë, fillimisht kishin vënë në pikëpyetje legjitimitetin e ndërhyrjes në Irak pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, dhe më pas, të njëjtit, kishin nxjerrë përfundimin se ndërhyrja ishte e ligjshme.
Sipas opozitës, ky dokument tregon se kryeministri e ka keqdrejtuar qeverinë dhe parlamentin në çështjen e Irakut.
XS
SM
MD
LG