Ndërlidhjet

LONDËR


Hulumtimet e fundit të opinionit tregojnë një përparësi të partisë Laburiste të kryeministrit Tony Blair ndaj dy partive opozitare për zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që mbahen më 5 Maj. Sipas një hulumtimi të publikuar në të përditshmen Daily Telegraph, Partia Laburiste avancon me 36%, Partia Konservatore ka 32%, ndërsa në favor të Partisë Liberal-demokrate u shprehën 24% e të anketuarve. Në një hulumtim tjetër të kryer nga Times dhe ITV News, partia e kryeministrit Blair ka 40%, konservatorët e prirë nga Michael Howard kanë 32% , ndërsa liberalët demokratë të udhëhequr nga Charles Kennedy - 21%. Mbrëmë u mbajt debati i parë televiziv, në të cilin, ndaras, morën pjesë Tony Blair, Michael Howard dhe Charles Kennedy.
XS
SM
MD
LG