Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga disa sulme me makina-bomba në Bagdad sot janë vrarë së paku 15 policë, anëtarë të gardës së Irakut dhe civilë, kanë thënë burime policore. Sipas policisë, së paku 70 të tjerë janë plagosur nga këto sulme. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar sot se është vrarë një pjesëtar i saj dhe se katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në Irakun verior. Ky sulm ishte bërë dje në vendin Hawija, që është 200 kilometra në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG