Ndërlidhjet

RRAMALLAH


Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas, i ka vlerësuar si pozitive kushtet aktuale për mbajtjen e një konference ndërkombëtare në Moskë për Lindjen e Mesme.
Këto komente Abas i bëri pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, i cili e ka bërë publik propozimin e tij pak ditë më parë gjatë vizitës në Egjipt.
Putin ka theksuar se zgjidhja e konfliktit izraelito -palestinez kërkon përpjekje maksimale nga të gjitha palët.
"Tani nën udhëheqjen tuaj populli palestinez ka gjasa reale të zgjidhë problemet me të cilat ata po përballen prej disa dhjetëvjeçarësh. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje serioze në mbështetje të proçesit të paqes", tha Putin.
Rusia ka premtuar ndihma në infrastrukturë dhe në aftësimin dhe paisjen e forcave palestineze të sigurisë.
XS
SM
MD
LG