Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka propozuar sot formimin e një mekanizmi joformal, ku do të diskutoheshin çështjet më të rëndësishme për Kosovën, përfshirë, standardet, decentralizimin dhe statusin. Këtë propozim zoti Jessen Petersen e ka bërë gjatë një takimi me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe me drejtuesit e partive kryesore politike. "Tani që po shkojmë drejt një faze shumë të rëndësishme për Kosovën, kur pritet fillimi i përcaktimit të statusit të Kosovës pas vlerësimit teknik dhe politik të standardeve, është mirë që pozita dhe opozita të përqendrohen për të diskutuar lidhur me çështjet me rëndësi nacionale për Kosovën", ka theksuar shefi i UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG