Ndërlidhjet

logo-print

RRAMALLAH


Presidenti rus Vladimir Putin, në përfundim të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ka premtuar ndihmë për forcat palestineze të sigurisë.
"Ne do t'i ofrojmë ndihmë teknike udhëheqjes palestineze duke i ofruar paisje dhe kurse për aftësimin e personelit. Në hapat e parë do t'u ofrojmë helikopterë, mjete të komunikimit dhe do aftësojmë në Moskë një numër oficerësh", tha Putin pas takimit me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abas.
Ky i fundit i ka vlerësuar si pozitive kushtet aktuale për mbajtjen e një konference ndërkombëtare në Moskë për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG