Ndërlidhjet

TEHERAN


Akbar Rafsanxhani, ish presidenti i Iranit, që vazhdon të ketë shumë ndikim në jetën politike në vend, ka deklaruar se e drejta për prodhim të uraniumit të pasuruar është e drejtë nga e cila Irani nuk do të heqë dorë asnjëherë.
"Irani dëshiron të ketë uranium të pasuruar si dhe të zhvillojë të gjitha degët e teknologjisë bërthamore, pasi Irani do të përdorë përfitimet nga ato që ofron kjo pjesë e rëndësishme e shkencës për popullin e vet", tha Rafsanxhani, i cili më parë kishte deklaruar se mund të kandidonte për president.
Gjatë ditës në Londër kanë vazhduar bisedimet mes përfaqësuesve të Teheranit dhe të Britanisë, Francës e Gjermanisë, për t'i dhënë fund programve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG