Ndërlidhjet

KAJRO


Dy sulme terroriste kanë tronditur sot kryeqytetin egjiptian, duke lënë të vdekur dy dhe plagosur disa të tjerë. Sulmi i parë, afër Muzeut në qendër të qytetit, la të vrarë një egjiptian dhe tetë të tjerë të plagosur. Rreth dy orë më vonë, dy femra hapën zjarr në një autobus turistësh në jug të Kajros. Zyrtarë të sigurimit thanë se asnjë udhëtarë nuk është lënduar, ndërsa njëra sulmuese është vrarë dhe tjetra është plagosur.
XS
SM
MD
LG