Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha sot se dëshiron t'i zgjerojë marrëdhëniet e Berlinit me Moskën, duke shtuar se kjo do të ishte e dobishme për të dyja vendet. Në një tubim në qytetin Volfsburg, Schroeder u tha anëtarëve të partisë së tij se Gjermania do të përfitojë ekonomikisht nga zgjerimi i marrëdhënieve me Rusinë. Ai shtoi gjithashtu se Rusia është vend me mundësi të mëdha që ka nevojë për gjëra të cilat Gjermania i ka. Schroeder i bëri thirrje bashkimit Evropian që të zhvillojë marrëdhënie strategjike me Rusinë.
XS
SM
MD
LG