Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Siria ka shpallur planet për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Irakun, që ishin ndërprerë para më shumë se dy dekadash. Këtë paralajmërim e bëri mbrëmë ministri i jashtëm i Sirisë, Farouk al-Sharaa gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Irakut dhe të fqinjëve të tij: Sirisë, Jordanisë, Kuvajtit, Iranit, Turqisë dhe Egjiptit. Ministri i jashtëm i Sirisë, ka thënë se Damasku është i interesuar për stabilitet dhe unitet të Irakut, në mënyrë që Bagdadi do të mund të luante një rol adekuat në arenën arabe dhe atë ndërkombëtare. Në takimin e Stambollit, vendet fqinje të Irakut, premtuan shtimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë kufitare me qeverinë e re të Irakut dhe shprehën mbështetje për integritetin territorial dhe unitetin e Irakut.
XS
SM
MD
LG