Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeminisri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e fillon sot një vizitë në Izrael dhe në territoret palestineze. Më vonë gjatë ditës, ai do të takohet me zyrtarët më të lartë të Izraelit ndërsa për nesër, në Bregun Perëndimor, është planifikuar takimi i tij me liderin palestinez, Mahmoud Abbas. Kjo vizitë e zotit Erdogan në Lindjen e Mesme bëhet në periudhën e një tendosjeje politike ndërmjet Turqisë e Izraelit për shkak të kritikave të Ankarasë drejtuar politikës izraelite dhe operacioneve ushtarake kundër palestinezëve. Por, zyrtarët thonë se Turqia dhe Izraeli vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie ushtarake dhe ekonomike.
XS
SM
MD
LG