Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Në shumëvende të botës për sot janë paraparë tubime dhe demonstrata për ta shënuar 1 Majin, Ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Ministria e brendshme e Rusisë ka vlerësuiar se në tubimet e ndryshme në afro 850 qytete të këtij vendi do të marrin pjesë afro 1 milionë njerëz. Kongresi i Unionit të Sindikatave të Britanisë do ta udhëheqë një marsh nëpër rrugët e Londrës. Në Nju Jork është planifikuar mbajtja e një tubimi, në të cilin do të protestohet kundër Luftës në Irak dhe në favor të çarmatosjes bërthamore.
XS
SM
MD
LG