Ndërlidhjet

BAGDAD


Edhe sot ka vazhduar dhuna në Irak. Si pasojë, të paktën 30 njerëz janë vrarë, dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur. Afër kufirit me Sirinë, nga një sulm me veturë bombë, janë vrarë të paktën 20 vetë dhe, plagosur 30 të tjerë. Kurse, në Bagdad, në një pikë kontrolli, kryengritësit kanë vrarë 5 policë. Thamer Abed, njëri nga policët e plagosur në këtë sulm, tha se sulmuesit ishin të maskuar. Ky sulm është marrë përsipër nga mbështetësit e kryeterroristit Abu Musab al Zarqawi.
XS
SM
MD
LG