Ndërlidhjet

logo-print

TEL AVIV


Kryeministri turk Recep Taip Erdogan, ka ofruar sot ndihmën e Turqisë si ndërmjetësuese për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Pas takimit me presidentin izraelit, Moshe Katsav, ai tha se Ankaraja dëshiron të vazhdojë si "garantuese e paqes në rajon".
Ndërkaq Katsav, tha se gjendja është duke ndryshuar.
"Lindja e Mesme ndodhet në procesin e rinovimit. Nuk është si 10 vite më parë, dhe pas 10 vitesh nuk do të jetë si tani", tha Katsav.
Erdogan ka arritur sot në Izrael për një vizitë, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nesër, ai pritet të qëndrojë edhe në Ramallah të Bregut Perëndimor, për t'u takuar me udhëheqësit palestinezë.
Me këta të fundit sot është takuar i dërguari amerikan James Wolfensohn. Ish-kreu i Bankës Botërore është i ngarkuar me bashkërendimin e ndihmave ekonomike për Autoritetin palestinez.
XS
SM
MD
LG