Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Delegacionet nga rreth 190 vende, sot e fillojnë rishikimin e Marrëveshjes së Mosproliferimit, në kohën kur në botë ka shqetësime dhe mosbesime mbi parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.
Koreja e Veriut, e cila u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2003, pohon se ka ndërtuar armë bërthamore dhe refuzon t'u kthehet negociatave 6-palëshe.
Ndërkaq Irani tha se këtë javë mund t'i rifillojë aktivitetet kontraverze për pasurimin e uraniumit, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se janë mbulesë për prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG