Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga tri shpërthime të bombave sot në Bagdad, u vranë të paktën 10 njerëz. Si pasojë e shpërthimit të një veture bombë në një qendër tregtare, u vranë të paktën 5. Një bombë tjetër kishte në shënjestër një komandant të policisë irakiane, kurse e treta, një patrullë policie, si pasojë e të cilës u vranë dy policë. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ndërkaq, bëri të ditur se një ushtar britanik ka vdekur nga plagët e marra gjatë luftimeve në jug të Irakut, duke e çuar në 87 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë në Irak.
XS
SM
MD
LG