Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në shënimin e pesëvjetorit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pjesëmarrësve u është drejtuar nga Tribunali i Hagës, kryetari i kësaj partie dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka kërkuar nga mbështetësit e AAK-së dhe nga qytetarët, përkrahje për institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si rruga e vetme për t'i çuar proceset përpara. Haradinaj ka kërkuar gjithashtu që të lihen mënjanë ndarjet në këto momente kyçe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG