Ndërlidhjet

RAMALLAH


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se Ankaraja është e gatshme të ndihmojë për avansimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme, nëse këtë e kërkojnë izraelitët dhe palestinezët. Ai është takuar sot në Ramallah me liderin palestinez Mahmoud Abbas, i cili e ka mirëpritur planin e Ankarasë për të ndihmuar në këtë proces. Erdogan është takuar dje me udhëheqësit izraelitë. Kryeministri Ariel Sharon, ka thënë pas takimit se Turqia mund t'i ndihmojë ekonomikisht palestinezët për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas tërheqjes së Izraelit.
XS
SM
MD
LG