Ndërlidhjet

BAGDAD


Kufoma e njërit nga dy pilotët e zhdukur amerikanë sot është gjetur në Irak, ndërsa vazhdojnë kërkimet për pilotin e dytë.
Ushtria amerikane tha se mbrëmë e humbi kontaktin me pilotët në zonën, për të cilën u tha se nuk ka patur raporte për zjarr armiqësor.
Po sot, ushtria amerikane tha se ushtarët e koalicionit kanë vrarë 12 kryengritës të dyshuar në afërsi të kufirit me Sirinë, ndërsa një ushtar amerikan është vrarë dhe 7 janë plagosur në operacionet e djeshme në Irak.
Ndërkohë sot pritet qeveria e re irakiane të bëjë betimin pas miratimit nga Asambleja Kombëtare.
XS
SM
MD
LG