Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka filluar sot një vizitë në Bosnjë dhe Turqi, për bisedime mbi çështje dypalëshe dhe rreth synimeve të këtyre vendeve për integrim në Bashkimin Evropian. Me të arritur në Sarajevë, Schroeder u shpreh në favor të asociimit më të shpejtë të Bosnjës me BE-në. Ai është takuar me kryeministrin Adnan Terziq, me të cilin ka biseduar për arritjet në procesin e reformave. Gjatë vizitës Schroeder do t'i vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga BE-ja në Bosnjë. Më vonë ai do të udhëtojë për në Ankara, ku do të takohet me presidentin turk Ahmet Sezer dhe kryeministrin Erdogan. nesër ai do të marrë pjesë në konferencën ekonomike gjermano-turke që do të mbahet në Stamboll.
XS
SM
MD
LG