Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha sot se do t'i vazhdojë disa aktivitete bërthamore të pezulluara, si pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Hamid Reza Asefi, tha se kjo nuk do të thotë vazhdim i pasurimit të uraniumit. "Bisedimet me Evropën janë duke vazhduar, dhe ne do t'i vazhdojmë ato. Për sa kohë të zgjasin bisedimet, ne do ta mbajmë të pezulluar procesin e pasurimit të uraniumit. Flitet për disa aktivitete dhe në të ardhmen, ne do të njoftojmë për çfarë aktivitetesh është fjala", tha Asefi.
XS
SM
MD
LG