Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në takimin e shtatë të Mekanizmit Përcjellës për Kosovën në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit, është vlerësuar se në Kosovë janë shënuar përparime, qoftë për sa i përket përmbushjes së standardeve, apo plotësimit të kritereve të parashtruara nga Bashkimi Evropian. "Ka pika të zeza ende në Kosovëdhe as vetë ne nuk jemi fare të kënaqur me zgjidhjen e këtyre problemeve, por me rëndësi është që Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera, por edhe qytetarët, po e kuptojnë se shumica duhet të kujdeset për pakicat në mënyrë që ato të ndjehen të sigurta në Kosovë", tha kryeministri Bajram Kosumi. Në anën tjetër, drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Reinhard Priebe, pasi e vlerësoi përparimin e arritur në procesin e standardeve, tha se plotësimi i tyre është kushti i parë i fillimit të rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG