Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka arritur për vizitë dyditëshe në Turqi, pas një ndalese të shkurtër në Sarajevë. Është paraparë që ai të zhvillojë bisedime me homologun turk Erdogan, para takimeve zyrtare me të dhe presidentin Ahmet Sezer të mërkurën. Schroeder nesër do të marrë pjesë në konferencën ekonomike gjermano-turke që do të mbahet në Stamboll. Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Sarajevë, ai është takuar me kryeministrin Adnan Terziq, me të cilin ka biseduar për arritjet në procesin e reformave në Bosnjë. Schroeder e ka mbështetur asociimin e shpejtë të Bosnjës me bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG