Ndërlidhjet

STRASBURG


Këshilli i Evropës miratoi sot tri Traktate të reja për të luftuar terrorizmin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Sekretari i Përgjithshëm, Terry Davis, tha se Këshilli shpreson që 46 vendet anëtare do t'i miratojnë masat në Samitin me udhëheqësit e qeverive dhe të shteteve, që do të mbahet më 16 dhe 17 maj në Varshavë. Traktati për parandalimin e terrorizmit u bën thirrje të gjitha vendeve që të ndalin rekrutimin e anëtarëve të rinj në grupet terroriste dhe t'u ofrojnë asistencë viktimave të sulmeve të tilla.
XS
SM
MD
LG