Ndërlidhjet

LONDËR


Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që mbahen nesër. Sipas hulumtimeve të opinionit, partia e kryeministrti Tony Blair, po udhëheq para partive opozitare, partisë Konservatore dhe asaj Liberal demokrate. Duke folur për çështjen e Irakut, që ishte temë e diskutimeve të ashpra në këtë fushatë, kryeministri Tony Blair, mbrëmë vonë, pos tjerash tha:
- Ushtarët britanikë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në Irak, duke ndihmuar që ky vend të bëhet stabil dhe demokratik.
Ai mëtutje tha se e kupton plotësisht pikëllimin dhe vuajtjen e atyre që i humbën të afërmit e tyre në luftë në Irak. Anëtarët e familjeve të ushtarëve britanikë që janë vrarë në Irak, kanë shpallur se do të kërkojnë një hetim publik lidhur me çështjen se a ishte lufta në Irak legale apo jo.
XS
SM
MD
LG