Ndërlidhjet

BEJRUT


Kryeministri i ri i Libanit, Najib Mikati arriti sot për vizitë në Siri. Pritet se gjatë bisedimeve me zyrtarët më të lartë sirianë, do të trajtohet çështja e përfundimit të plotë të tërheqjes së trupave të Sirisë nga Libani. Nga zyra e kryeministrit të Libanit është kumtuar se hetimet e para tregojnë se trupat e Sirisë janë vendosur në pjesën siriane të kufirit e jo në atë libaneze. Më parë ka pasur raporte që sugjeronin se forcat e Sirisë ende ishin në territorin e Libanit.
XS
SM
MD
LG