Ndërlidhjet

LONDËR


Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore në Britaninë e Madhe, ku kryeministri britanik, Tony Blair, kërkon të marrë një mandat të tretë me rradhë të qeverisjes.
Anketat e opinionit tregojnë se labursitët e Blair kanë epërsi ndaj konservativëve dhe liberal-demokratëve. Iraku ka qenë një ndër temat e diskutueshme gjatë kësaj fushate, derisa opozita e ka akuzuar Blair për keqdrejtim të qeverisë, Parlamentit dhe qytetarëve drejt kësaj lufte.
"Ushtarët britanikë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në Irak, duke e ndihmuar këtë vend të shndërrohet në një demokraci të qëndrueshme. Njëherësh kuptoj dhimbjen e atyre që janë prekur nga humbja e jetëve të ushtarëve, që kanë rënë duke përmbushur detyrën ndaj vendit të tyre", ka thënë së fundi Blair, duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë së tij për të marrë pjesë në luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG