Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Jugut është shumë e shqetësuar rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut, ka deklaruar ministri i jashtëm koreano-jugor. Sipas këtij të fundit bisedimet gjashtëpalëshe janë bllokuar dhe se diskutimet rreth kësaj çështje nuk mund të vazhdojnë pafundësisht.
"Koreja e Veriut duhet të kuptojë se gjendja aktuale e bllokimit të bisedimeve gjashtëpalëshe nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Penjani duhet t'i japë fund zvarritjeve dhe ankesave të paarsyeshme", tha shefi i diplomacise koreano jugore.
Gjatë kësaj jave Koreja e Veriut bëri në Detin e Japonisë dhe një provë tjetër të raketave me rreze të shkurtër veprimi, çfarë ka shtuar shqetësimet rreth programit koreano-verior të arëmve bërthamore.
XS
SM
MD
LG