Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Pakistani ka arrestuar Abu Faraj al-Libbi, terroristi më i kërkuar në vend, dhe një nga drejtuesit kryesorë të rrjetit terrorist të Al Kaidës.
Mes të tjerash al-Libbi kishte organizuar dhe atentatin ndaj presidentit Musharaf vitin e kaluar.
"Al-Libbi kishte orkestruar përpjekjen për atentat ndaj prsidentit Musharaf më 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit të vrarë Amjad Farooqi", tha ministri i brendshëm pakistanez. Më tej ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 10 milionë dollarë shpërblim për informacionet që do çonin në arrestimin e al-Libbit.
Edhe presidenti Bush e ka cilësuar sukses kapjen e al Libbit.
"Al-Libbi ishte një gjeneral kryesor për bin Ladenin. Ai ishte kreu i planifikimeve për rrjetin e Al-Kaidës. Arrestimi i tij elimionoi një armik të rrezikshëm që ishte kërcënim dirket për Amerikën dhe ata që duan lirinë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG