Ndërlidhjet

RIGË


Në një letër të presidentit Bush drejtuar homologut të tij letonez, thuhet se çlirimi i Evropës nga nazistët shënon njëherësh dhe pushtimin sovjetik të vendeve Balltike.
Kjo letër vjen vetëm pak ditë para turneut evropian të presidentit Bush, i cili do të vizitojë vendet Balltike si dhe do të qëndrojë në Moskë për të marrë pjesë në ceremonitë për 60-vjetorin e fitores mbi nazizmin.
Tre vendet Balltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion mbi Moskën që të pranojë pushtimin sovjetik të këtyre vendeve dhe të nënshkruajë marrëveshje për kufijtë me Letoninë dhe Estoninë.
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se vizita e presidentit Bush në disa vende të ish –Bashkimit Sovjetik nuk synon të japë ndonjë mesazh për Rusinë.
XS
SM
MD
LG