Ndërlidhjet

KABUL


Gjashtë persona të arrestuar nga autoritetet afgane kanë pranuar se ishin ata që kishin organizuar rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj në Kabul tetorin e kaluar. Të tre ishin në Afganistan si pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara, kanë bërë të ditur burimet zyrtare afgane.
Në të tjera zhvillime në Afganistan forcat amerikane kanë njoftuar se mbi 40 militantë, talibanë dhe kundërshtarë të forcave të koalicionit, janë vrarë gjatë luftimeve në rajonin e Zabulit, në juglindje të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG