Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha se do t'ia rikujtojë homologut të tij rus, Vladimir Putin, pushtimin sovjetik të vendeve të Baltikut, në takimin e tyre në Moskë më 9 maj. Bush tha se do t'i thotë Putinit se përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk e kishte sjellë lirinë për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Kurse ministri i jashtëm letonez, Artis Pabriks, i tha sot Radios "Evropa e Lirë" se Moska nuk është vendi më i mirë për të shënuar 9 majin. "Mendoj se është e çuditshme që udhëheqësit e botës perëndimore vijnë për të festuar 9 majin në Rusi, e cila ende nuk i ka pranuar pasojat e errëta të Luftës së Dytë Botërore", tha Pabriks.
Ndërkaq, ministri rus për çështjet evropiane, deklaroi sot se Bashkimi Sovjetik nuk i kishte pushtuar vendet Baltike, por hyrja e trupave sovjetike ishte bërë në marrëveshje me autoritetet e zgjedhura të këtyre vendeve.
XS
SM
MD
LG