Ndërlidhjet

MOSKË


Komandanti i forcave raketore strategjike të Rusisë, tha sot se Moska nuk do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara që t'i monitorojnë depot e saj të armatimit bërthamor. Gjenerali Nikolai Solovtsov tha se nuk lejohet qasje e jashtme në këto depo dhe kjo politikë me siguri nuk do të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Deklaratat e tij erdhën pasi sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha muajin e kaluar se Washingtoni kërkon më shumë qasje në instalimet bërthamore.
XS
SM
MD
LG