Ndërlidhjet

KRAKOV


Mijëra hebrej dhe të tjerë janë mbledhur sot në jug të Polonisë për të marshuar nëpër Kampin famëkeq të Aushvicit, në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Në mesin e atyre që morën pjesë në "Marshin e Jetës" ishte edhe kryeministri izraelit, Ariel Sharon, si dhe kryeministri i Hungarisë dhe ai i Polonisë. Organizatorët thanë se në këtë marsh morën pjesë rreth 20 mijë vetë. Gati 6 milionë hebrej janë vrarë në Holokaustin nazist, ndërsa në Aushvic, sipas vlerësimeve, rreth 1 milionë.
XS
SM
MD
LG