Ndërlidhjet

AMAN


Presidenti i Irakut, Jalal Talabani, të shtunën do ta vizitojë Jordaninë. Kjo do të jetë vizita e parë jashtë vendit e Talabanit, i cili, me mbretin Abdullah, do të diskutojë për mposhtjen e kryengritjes anti-amerikane në Irak.
Raportet ndërmjet Irakut dhe Jordanisë qenë tensionuar, pas përfshirjes së dyshuar të një jordanezi në sulmin e shkurtit në Hila, ku u patën vrarë 118 vetë. Njoftohet gjithashtu se Talabanin dhe kryeministrin al-Jaafari, i ka ftuar për vizitë edhe Irani, mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë datë për këtë.
XS
SM
MD
LG