Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, tha se do t'ia rikujtojë homologut të tij rus, Vladimir Putin, pushtimin sovjetik të vendeve të Baltikut, në takimin ndërmjet tyre, më 9 maj në Moskë. Bush tha se do t'i thotë Putinit që përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk ua kishte sjellë lirinë edhe Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ndërkaq, ministri i jashtëm letonez, Artis Pabriks, i tha sot Radios "Evropa e Lirë" se Moska nuk është vendi më i mirë për të shënuar 9 majin. "Mendoj se është e çuditshme që udhëheqësit e botës perëndimore vijnë për të festuar 9 majin në Rusi, e cila ende nuk i ka pranuar pasojat e errëta të Luftës së Dytë Botërore", tha Pabriks.
XS
SM
MD
LG