Ndërlidhjet

LONDËR


Partia Laburiste e kryeminsitrit Tony Blair ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që u mbajtën dje. Sipas rezultateve të deritashme, partia e tij në Parlamentin britanik do të ketë 353 deputetë, Partia Konservatore e prirë nga Michael Howard do të ketë 194, ndërsa Charles Kennedy me Liberal-demokratët e tij do të përfaqësohen me 59 deputetë. Votat po numërohen ende dhe ka mundësi që këta të dhëna të pësojnë ndryshime shumë të vogla. Parlamenti britanik ka 646 deputetë, kështu që partia e zotit Blair e ka shumicën. Në një fjalim të tij, disa orë pasi u mbyllën vendvotimet, lideri i laburistëve, Toni Blair tha se Lufta në Irak ishte çështje që shkaktoi përçarje dhe kërkoi që britanikët të kthehen kah e ardhmja. Mëtutje ai tha:
- Duket qartazi se populli britanik ka dëshiruar kthimin e qeverisë laburiste me shumicë të reduktuar. Në këtë aspekt duhet të përgjegjemi me ndjeshmëri, me mençuri dhe me përgjegjësi.
Lideri i Partisë Konservatore, që është partia kryesore opozitare, Micheal Howard e ka pranuar disfatën dhe i ka uruar zotit Blair fitoren në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG