Ndërlidhjet

LONDËR


Partia Laburiste e kryeministrit Tony Blair ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që u mbajtën dje. Sipas rezultateve të deritashme, partia e tij në Parlamentin britanik ka 353 deputetë, Partia Konservatore e prirë nga Michael Howard 194, ndërsa Charles Kennedy me Liberal-demokratët e tij kanë 59 deputetë. Votat po numërohen ende dhe ka mundësi që këto të dhëna të pësojnë ndryshime shumë të vogla. Parlamenti britanik ka 646 deputetë, kështu që partia e zotit Blair e ka shumicën. Në një fjalim të tij, disa orë pasi u mbyllën vendvotimet, lideri i laburistëve, Toni Blair tha se Lufta në Irak ishte çështje që shkaktoi përçarje dhe kërkoi që britanikët të kthehen kah e ardhmja. Mëtutje ai tha:
-Duket qartazi se populli britanik ka dëshiruar kthimin e qeverisë laburiste me shumicë të reduktuar. Në këtë aspekt duhet të përgjegjemi me ndjeshmëri, me mençuri dhe me përgjegjësi.
Lideri i Partisë Konservatore, që është partia kryesore opozitare, Micheal Howard e ka pranuar disfatën dhe i ka uruar zotit Blair fitoren në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG